Një zjarr shpërtheu sot në ndërtesën e drejtorisë kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse në Moskë, tha një burim nga shërbimet e sigurisë për TASS.
“Zjarri ka rënë në katin e tretë të Ministrisë, në rrugën Petrovka 38, pallati i pestë”, tha burimi.
Mbi pallat ka dalë tym i dendur dhe sipas informacioneve paraprake zjarri ka përfshirë materialet e ndërtimit që ndodheshin në zyrën e katit të tretë./FolDrejt/