Një zjarr është shkaktuar brenda një banese në komunën e Mitrovies së Veriut.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:25, transmeton Fol Drejt.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, pas raportimit për zjarrin ka intervenuar njësiti i zjarrfikësve, të cilët, pasi që viktima nuk ka qenë në banesë, me forcë e kanë hapur derën e banesës dhe kanë intervenuar në fikjen e zjarrit.
“Në vendin e ngjarjes është konstatuar se në korridor të banesës ishin djegur pajisje elektrike dhe siguresa të rrymës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet tutje në raport./FolDrejt/