Një zjarr shpërtheu të mërkurën në mëngjes në një rafineri ruse të naftës Novosakhtinsk në rajonin jugor të Rostovit në kufi me Ukrainën.
Pamjet e paverifikuara, të shpërndara në mediat sociale treguan një dron duke fluturuar mbi një instalim dhe duke i vënë flakën kanaleve, duke shkaktuar më pas shpërthimin, sipas skynews.
Nuk raportohen të lënduar nga zjarri në rafineri, e cila ka një kapacitet vjetor deri në 7.5 milionë tonë. Njësia e zjarrfikësve po vazhdon përpjekjet për shuarjen e zjarrit, njoftoi shërbimi i emergjencës.
Fabrika e naftës në Novosakhtinsk është furnizuesi më i madh i produkteve të naftës në jug të Rusisë. Rusia po heton gjithashtu shkakun e një zjarri të madh që shpërtheu në një depo nafte në qytetin Bryansk, 154 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën në fund të prillit./abcnews.al/