Serge Gnabry e ka marrë vendimin për të ardhmen, pas shumë fjalëve që kanë qarkulluar kohët e fundit.
Sulmuesi anësor kishte kërkesa të larta financiare dhe dukej më shumë larg kampionëve të Gjermanisë.
Disa klube angleze u lakuan si të interesuara për të, por në fund Gnabry ka vendosur të pranojë ofertën e Bayern për të rinovuar, shkruan The Athletic.
Zyrtarizimi i marrësveshjes së re është çështje kohe, pasi palët kanë rënë dakord. /abcnews.al/