Një shqiptar i Kosovës, 25 vjeç, është shpallur i fajshëm nga Gjykata Rajonale e Plessur në Zvicër dhe si pasojë është dëbuar nga vendi për pesë vitet e ardhshme, shkruan suedostschweiz.ch, përcjell foldrejt.com.
Ai u dënua për shkak të tentimit për lëndime të rënda trupore, vjedhja të disahershme dhe allishverishët me lëndët narkotike.
Tashmë 25 vjeçari shqiptar përkundër burgut, duhet të lëshojë edhe Zvicrën. Ai më kot u ankua, pasi drejtësia nuk e pa të arsyeshme që ai të qëndrojë në vendin helvet për dëmet e shkaktuara gjatë 2016 dhe 2017.
Zvicra është ndër vendet e pakta në botë, ku edhe pasi të huajt fitojnë pasaportën e saj, mund të dëbohen nga vendi, në rast se kryejnë shkelje ligjore që dënohesh me më shumë se pesë vjet burg./Foldrejt.com