Sot gjatë mbledhjes së Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) është aprovuar rritja e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.
Me vendimin e ri, të gjithë ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e ulëta, transmeton Fol Drejt.
“Blloku tani të zhvendoset në 800 kWh. Kjo i inkurajon konsumatorët që të shfrytëzojnë dy tarifa, duke përfshirë edhe subvencionet. Kjo u ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë efiçentë”, tha Ymer Rudari nga departamenti i tarifave.
Rudari gjithashtu shtoi se 22% e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.
Dy tarifa do të mund t’i shfrytëzojnë edhe ata që konsumojnë më pak se 800 kWh. Tarifa e ulët do të jetë rreth 3 cent dhe tarifa e lartë 7 cent.
Vendimi do të hyjë në fuqi nga e mërkura (09.02.2022) dhe janë në fuqi deri në mars të vitit 2023./FolDrejt/