Komuna Muri në Zvicër prej rreth tre vjetësh i kishte dhënë ndihmë sociale një shqiptari të Kosovës – me vlerë të përgjithshme prej 74 mijë frangash, shkruan Aargauer Zeitung, përcjell foldrejt.com. Por më vonë administratorët komunalë shohin një video të shpërndarë në Instagram, ku 38 vjeçari nga Kosova shihet duke kërcyer. Atëherë mos vallë ai kishte keqpërdorur ndihmën sociale?
Edhepse komuna Muri e paditi 38 vjeçarin, Gjykata e Murit vendosi për pafajësinë e tij.
“Unë nuk jam i sëmurë për vdekje. Unë thjesht nuk mund të angazhohem rëndë,” tha shqiptari përpara Gjykatës e cila e shpalli të pafajshëm me pretekstin se në 2009 ai vërtet ishte aksidentuar rëndë në punë – ku si pasojë nuk mund ti rikuperonte supet.
Përveç kësaj 38 vjeçari ka marrë edhe 8600 dëmshpërblim nga Komuna Muri.
Në Zvicër prej disa vitesh ka agjentë sekret vëzhgimi për përfituesit e ndihmave sociale, duke kërkuar fakte nëse vërtet i meritojnë ose shtiren si të sëmurë./Foldrejt.com