Meryl Streep u laureua me Oscar për rolin kryesor si aktorja më e mirë në filmin “Sophie’s choice”, shkruan Fol Drejt.
Streep, një aktore me nam, sukseset e së cilës nuk kanë ngecur në vitin 1982, shprehet tërë emocione ndërsa falënderon familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Viti: 1982, Çmimet e 55-ta të Akademisë
Kategoria: Aktorja më e mirë në një rol kryesor
Titulli i filmit: Sophie’s choice
Fituesi: Meryl Streep
Prezantuesi: Sylvester Stallone
Data & Vendi: 11 Prill 1983; Pavioni i Dorothy Chandler
MERYL STREEP:
Oh, Zot! Pa marrë parasysh se sa shumë përpiqeni ta imagjinoni se si është kjo, është thjesht tepër emocionuese, deri në gishtat e këmbëve. Kam shumë njerëz për të falënderuar dhe do të jem një nga ata njerëz që përpiqet të përmend shumë emra sepse e di që vetëm dy sekonda më parë nëna dhe babai im u tërbuan plotësisht dhe do të doja t’u jepja disa të tjerë nënave dhe baballarëve atë mundësi.
Do të doja të falënderoja William Styron për krijimin e këtij personazhi të bukur dhe Alan Pakula-n që e solli në skenë dhe më lejoi ta luaja. Do të doja të falënderoja Marty Starger-in dhe ITC për gjetjen e financimit për të. Nestor Almendros-in, kinematografin e madh. Albert Wolsky-n, klient i mrekullueshëm. Dhe ekuipazhi: Tommy Priestly-n, Gerardos-in, vëllezërit De Blau, Tommy Prate-n, Chris Newman, Denny Maitland-in, Wally Props-in, Lillian-in, Alba-n, Dixie-n, Roy Helland-in. Do të doja të falënderoja trajnerin tim polak Aline Bacho-n. Trajnerët e mi gjermanë Anne Cattaneo-n dhe David Freedman-in. Dhe tridhjetë e shtatë anëtarët e kastit amerikan dhe evropian, të cilëve nuk do t’ua përmend të gjithëve emrat. Por për dy… Ndjehem sikur ua kam borxh këtë sepse gjithçka që kisha e mora duke parë në sytë e tyre dhe për dashurinë e madhe që më dhanë për pesë muaj. Falenderoj Kevin Kline-n dhe Peter MacNicol-in. Dhe ju falënderoj shumë të gjithëve./Leonora Hajra/FolDrejt/