Kreu i ri i CDU-së, Friedrich Merz, kritikoi ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel për politikën e saj të gabuar ndaj Rusisë.
Nord Stream 2, largimi nga përdorimi i energjisë bërthamore, Bundesëehri, janë gabimet më të mëdha të qeverisë Merkel, pohoi Merz.
“Duhet të pranojmë se kemi gabuar”, shkroi ai në një tekst autorial në të përjavshmen “Zeit”.
Merz kritikoi se ushtria gjermane në Bundeswehr ishte lënë pas dore dhe se Gjermania tani ka një ushtri kryesisht jofunksionale.
Ai shtoi se vendimi për t’u tërhequr nga energjia bërthamore nuk është marrë në lidhje me sigurinë e termocentraleve bërthamore në Gjermani, por në lidhje me cunamin e vitit 2011 në Japoni.
Ai gjithashtu theksoi se ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2 nuk ka qenë asnjëherë një projekt thjesht privat ekonomik, megjithëse këtë e kanë vënë në dukje shumë politikanë, në radhë të parë Merkel.
Përkundrazi, pretendon Merz, Vladimir Putin është përgatitur për situatën në të cilën ndodhet sot Evropa.
Sipas Merz, gabimi më i madh i Merkelit ishte refuzimi i kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në NATO.
“Nga frika e Putinit dhe kërcënimeve të tij, Gjermania dhe Franca nuk donin ta provokonin atë”, shpjegoi ai.