Në Ukrainë këtë mëngjes ka rënë borë, e cila ka mbuluar çatitë e shtëpive. Me mijëra njerëz janë strehuar në bodrume pa ngrohje, parkingje nëntokësore dhe stacione metroje në të gjithë qytetin, ulja e temperaturave është shqetësuese.
Temperaturat kanë shkuar deri në 0 gradë Celcius gjatë dy javëve të fundit në Kiev.
Në ditët para fillimit të pushtimit, qielli ishte blu dhe duket se pranvera po vinte. Por temperaturat filluan të bien gjatë fundjavës dhe tani Kievi është mbuluar nga dëbora.
Ukrainasit kanë kaluar orë të tëra duke pritur në radhë të gjata në dyqanet ushqimore dhe farmacitë në qytet pasi ato u hapën për herë të parë pas një shtetrrethimi 36-orësh.
Për momentin, infrastruktura kryesore e qytetit po qëndron në “këmbë”. Energjia elektrike, ngrohja dhe uji janë të disponueshme si normalisht, por frika e ndërprerjeve së furnizimeve është rritur, pasi një kolonë e gjatë ushtarake ruse mbërrin në kryeqytetin ukrainas./FolDrejt/