FIFA po mundohet me të gjitha mënyrat për ta mbajtur politikën larg futbollit në këtë Botëror dhe së fundmi ka refuzuar edhe një kërkesë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të dhënë një mesazh për paqe në botë përpara finales Argjentinë-Francë të dielën.
Zelensky ofroi për t’u shfaqur në një video, për t’iu drejtuar tifozëve në stadium përpara sfidës në Katar.
“Menduam se FIFA donte ta përdorte platformën e saj për një të mirë më të madhe”, tha një burim për “CNN”, duke shtuar se zyra e Zelenskyt ishte surprizuar nga përgjigjja negative.
Presidenti ukrainas ka përdorur shumë platforma në ngjarjet kryesore në botë për të fituar mbështetje për vendin e tij, i cili është në luftë me Rusinë që prej 24 shkurtit./FolDrejt/