Vetëm pak orë para nisjes së protestës së shtatë të opozitë, Sekretari i Përgjitheshëm I NATO, Jens Stoltenberg, i cili vizitoi Tiranën këtë të diel, ka bërë thirrje për shmangien e dhunës dhe respektimin e institucioneve demokratike.
I pyetur nga Top Channel, për një ndikim rus në situatën politike në vend, Stoltenberg nuk preferoi ta komente por la kryeministrin Rama të përgjigjej.
“Dua të nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca të opozitës paralajmërojnë dhe do të përpiqen që të ndodhë ktu. Do ishte një njollë ë pashlyeshme për një vend anëtar të NATO-s e cila është një aleancë vendesh që ndajnë parime dhe vlera. Diçka e tillë nuk shkon më vlerat as të NATO dhe as të BE. Me ose pa dashje çon ujë në burimin e atyre që nuk e duan integrimin e ballkanit në BE”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqiperisë.
Duke shtuar se nuk do të lejojë një destabilizim të vendit, e duke I cilësuar protestat e opozitës si një shfaqe të inskenuar, kreu I qeverisë, ritheksoi edhe njëherë se zgjedhet do të mbahen në 30 qershor.
Gjatë vizitës në Tiranë, kreu I NATOS zhvilloi një takim edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta, e më pas është larguar drejt Maqedonisë.