Sergio Oliveira nuk do të jetë më pjesë e Romës për sezonin e ri pasi i mbaroi huazimi dhe mesfushori nuk ishte në planet e Jose Mourinhos, ndërsa italianët në fund të sezonit vendosën për të mos e blerë përfundimisht mesfushorin.
Mesfushori tashmë nuk ka vonuar për të gjetur skuadrën e re dhe destinacioni i tij i radhës është skuadra Turke e Galatasarayt.
Klubi turk ka njoftuar se do t’i paguajë Portos 3 milionë euro për të blerë 30-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me një pagë 2.7 milionë euro në sezon./abcnews.al/