Ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës, Lionel Mesi, e ka ndihmuar kompaninë për prodhimin e vaksinave kineze “Sinovac”, raporton “The Guardian”. Mesi me tre fanellat e tij të nënshkruara, ndihmoi kompaninë kineze, “Sinovac” të blinte 50,000 doza të vaksinës kundër “COVID-19”.
“Drejtuesit e “Sinovac” treguan admirimin e tyre për Lionel Mesin, i cili na dërgoi tre fanella të nënshkruara”, shkroi Gonzalo Belloso, një ish-futbollist argjentinas, zyrtar i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut.