Ali Sefaj, anëtar i Këshillit Grevist i shërbyesve civilë ka thënë se ka ardhur koha për reflektim dhe se mësimi duhet filluar, shkruan Fol Drejt.
Sipas Sefajt, ka ardhur momenti që qeveria të reflektojë, e t’i marr seriozisht kërkesat e sindikalistëve.
“Është detyrë e qeverisë me garantu të drejtën për mësim, për organizim sindikal dhe për greva”.
Është obligim i qeverisë me fillu dialogun social mi adresu kërkesat e sindikatave, e këshillave greviste dhe mi dhanë fund grevës, duke i rikthyer fëmijët në shkolla dhe shërbimet në administratë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Por qeveria në vend të dialogut vendosi mbylljen, presionin, e talljen ndaj sindikatave dhe këshillave greviste, duke ua pamundësuar marrëveshjen për daljen nga greva. Kur qeverisë si bëjnë përshtypje humbjet qe mund të shkaktohen nga grevat, por vazhdon me avazin e mbylljes, revanshit dhe linçimit ndaj përfaqësuesve sindikal, është koha e reflektimit”, shtoi ai.
“Çka duhet të bëjmë ne, të vazhdojmë grevën, ta mbrojmë demokracinë, të kërkojmë mirëqenie për punëtorët e sektorit publik, ti ashpërsojmë veprimet sindikale, apo ta mendojmë interesin e fëmijëve, qytetarëve, institucioneve dhe atdheut, pasi qeveria ka dalë në serrnishtë dhe si bën përshtypje interesi publik”.
“Siç thotë populli nuk duhet të tranohemi të gjithë zatën femijët kanë me së paku faj pse tranohen të mëdhenjtë”.
“Është koha për reflektim, mësimi duhet të filloj, por qeveria s’po na len rrugë, që të dalim nga greva!”./FolDrejt/