Sipas raporteve të shumta, Illan Meslier është i interesuar t’i bashkohet Chelseat sezonin e ardhshëm, por me kushtin që portieri francez të fitojë pozicionin e titullarit në njëmbëdhjetëshen në Stamford Bridge, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Portieri francez pati një sezon marramendës, por nuk arriti të ndihmonte Leeds United të zbriste në Championship.
Që atëherë, Blutë po monitorojnë situatën e tij, me Chelsea-n që pritet të bëjë një ofertë prej 30 milionë funtesh për portierin e ri. Edhe pse ai do të pranonte një transferim vetëm nëse plotësohen kushtet e tij.
Duke folur për Foot Mercato, Meslier tha: “Nuk dua të shkoj dhe të jem në pankinë, nuk jam i interesuar për këtë. Nëse do të jetë numri një, sigurisht, nuk mund të thuash ‘Nuk jam i interesuar për Chelsea’.
Unë do të preferoja të shkoja në një klub më pak me reputacion ku do të kem më shumë kohë lojë sesa një klub më të mirë evropian ku do të ulesha në stol.” /FolDrejt/