Janë mbyllur 2 nga 3 ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Champions League, ku janë mësuar edhe skuadrat që tashmë kanë prerë biletën për në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Përballja e parë mes Dinamo Zagreb dhe Bodo/Glimt koha e rregullt ka përfunduar në favorin e skuadrës croate, pasi arriti të mposhte kundërshtarët e tyre me shifrat 1-0. Në ndeshjen e parë skuadra e Bodo/Glimt fitoi 1-0 ndaj Dinamo Zagreb dhe kjo ka bere qe ndeshja te shkoje ne kohën shtesë.
Në përballjen mes PSV dhe Rangers, biletën për në grupe arrit ta siguronte skuadra skoceze, pasi sfida e sotme u mbyll me shifrat 0-1 , ndërsa kujtojmë se takimi i parë i zhvilluar në Skoci përfundoi 2-2.
Skuadra e tjetër që arrin në grupet e Champions League është ekipi i FC Copenhagen, pasi sfida e sotme me Tranbzonspor përfundoi në barazim 0-0. Në duelin e parë mes tyre skuadra daneze triumfoi me shifrat 2-1 ndaj ekipit turk duke kaluar në grupen e Champions League.
Kujtojmë se ditën e nesërme në orën 18:00 do të hidhet edhe shorti i Champions League ku do të mësohen edhe vazot e grupeve të këtij kompeticioni./abcnews.al