ShBA ka premtuar të rrisë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba pas takimit me Joe Biden në Poloni.
“Asnjë vend tjetër nuk i dha Ukrainës më shumë mbështetje sesa Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është thelbësore,” tha ai, transmeton Fol Drejt.
Teksa nuk dha asnjë detaj në lidhje me ndihmën shtesë ushtarake,ai shtoi: “Sot morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë në mbrojtje.”
Kujtojmë se qëndrueshmëria ukrainase dhe armët perëndimore, kryesisht armë amerikane, janë receta e suksesit të Ukrainës në fushën e betejës./FolDrejt/