Beat Fojc dhe Sofija Goxhia, janë fitues të “Globit të kristalt” në disiplinën e lëshimit me ski. Kjo u bë qartë pas anulimit të garave në Lincerhajd, që duhej të zhvillohen diten e mërkurë dhe që u pezulluan për shkak të stuhisë së dëborës.
Fojc është fitues i “Globit të katërt radhaz në disiplinën e lëshimit me ski në konkurencën e meshkujve, ndërsa Goxhia e fitoi çmimin e njëjtë edhe pse mungoi në disa gara për shkak të lëndimit.
Fojc mbylli sezonin me 486 pikë, para austriakut Matias Maer me 418 dhe Dominik Parisin me 338 pikë.
Në konkurencën e femrave, Goxhia arkëtoi 480 pikë, pas së cilës vijnë Korin Zuter me 410 dhe Lara Gut Behrami me 383 pikë.