Zjarri në një shkollë me konvikt në Guajana, ku humbën jetën 19 fëmijë, u ndez nga një studente pasi administrata e shtëpisë i konfiskoi telefonin celular, tha policia.
Një zjarr përfshiu një shtëpi për nxënësit e një shkolle në Mahdi, një qytet në pjesën qendrore të vendit të Amerikës së Jugut të Guajana të hënën rreth mesnatës dhe shumica e fëmijëve, më i vogli prej të cilëve ishte pesë vjeç, vdiqën në vend, raporton Reuters.
“Nxënësja dyshohet se ka ndezur zjarrin shkatërrues pasi mësuesit kujdestar i kanë marrë celularin”, thuhet në njoftimin e policisë dje, transmeton Fol Drejt.