Vetëm një ditë pas lajmit se janë gati të investojnë para në Liverpool ose Manchester United, pronarët e Qatar Sports Investments (QSI) njoftuan se duan të investojnë 1 miliardë paund në Tottenham.
Siç raportojnë mediat angleze, fondi, i cili është pronar edhe Paris Saint-Germain, do të merrte në këmbim 25 për qind të aksioneve të klubit londinez.
Sky Sports raportoi një takim në Londër mes presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe trajnerit të Tottenhamit , Daniel Levy. Burime pranë Levy-t thonë se ka qenë vetëm një bisedë miqësore dhe se ndoshta është diskutuar mundësia e bashkëpronësisë së Tottenhamit.
Qatar Sports Investments është pronar i PSG -së dhe gjithashtu zotëron 22 për qind të Braga-s portugeze. Megjithatë, dëshira e grupit financiar është që të rrisë ndjeshëm portofolin e futbollit, ngjashëm me City Football Group, që përveç Manchester Cityt zotëron edhe 11 klube të tjera në vende të ndryshme të botës./FolDrejt/