Në këtë artikull do të merrni një udhërrëfyes të thjeshtë dhe praktik për ruajtjen e ushqimeve që mund të mbesin gjatë një vakti në mënyrë që ato të konsumohen sërish në mënyrë të sigurtë.
Ushqimet e përshtatshme që ruhen në ngrirje
Shumica prej ushqimeve të përditshme ruhen mjaft mirë në ngrirje.
Këtu mund të përmendim bukën, me apo pa feta, ëmbëlsirat, supat, gjellërat, mishi dhe shpendët.
Nga ana tjetër, ushqimet me përmbajtje shumë të lartë uji siç janë shalqini, kastraveci dhe sallata jeshile nuk janë të përshtatshme për tu ruajtur në ngrirje.
Në ngrirje nuk mund të ruani ushqimet kremoze siç janë qumështi apo kosi sepse do të priten dhe do të thartohen.
Makaronat nuk qëndrojnë në ngrirje gjithashtu dhe s’mund të ruhen për konsum të mëvonshëm.
Ftohja para ngrirjes
Përpara futjes së një ushqimi të gatuar në frigorifer apo ngrirje, amvisat duhet të sigurohen që këto ushqime janë të ftohura mjaftueshëm.
Kjo është e rëndësishme sepse temperatura dhe paketimi i gabuar i ushqimeve mund të nxisë shumimin e baktereve të dëmshme.
Sa i përket paketimi zgjidhni gjithmonë qese plastike të përshtatshme që mbyllen me zinxhir dhe që lejojnë sa më pak ajër.
Kujdes me racionet
Amvisat duhet të sigurohen që ushqimet t’i ndajnë në racione të vogla në mënyrë që kur të vijë momenti i shkrirjes të përdorin vetëm sasitë e nevojshme,
Kësisoj do të kurseni jo vetëm kohë por edhe do të shpërdoroni më pak ushqim./AW/