Është e rëndësishme që çdo individ të bëjë detoksifikim të organizmit, pasi do të ndihmojë në funksionimin më të mirë të organizmit tonë.
Ushqimet e shëndetshme me origjinë natyrale dhe bimore e ndihmojnë njeriun të pastroje organizmin nga helmet dhe mikrobet e akumuluara, përcjell Fol Drejt.
Një dietë detoksifikimi është mirë të bëhet një herë në vit. Kjo gjë do t’ju lehtësojë dhe do t’ju bëjë të ndiheni të shëndetshëm.
Disa nga rregullat që duhet të ndiqni:
Konsumoni shumë ujë. Uji ndihmon të largoni toksinat nga trupi. Pini të paken tetë gota ujë në ditë. Provoni të shmangni kafeinën, duhanin dhe pijet e gazuara. Zëvendësojini me ujë. Gjithashtu pini çaj jeshil, çaj trëndafili, çaj limoni, xhenxhefil, dhe kamomil.
Eliminoni ushqimet e përpunuara dhe që përmbajnë konservante dhe ngjyrose, kafeinë, sheqer të përpunuar.
Konsumoni sa më shume fruta, pini lëngje frutash të freskëta të përgatitura në shtëpi, hani perime të gjelbra, zarzavate, drithëra, fibra, vitamina, proteina, minerale, përdorni sheqerin e kuq, makarona integrale, oriz kaf, bukë të zezë, fasule, bishtajore të të gjitha llojeve, fara të ndryshme (lini, soje, fasule te kuqe te bardha).
Pastroni mëlçinë. Konsumoni limonin, i cili pastron mëlçinë dhe ndihmon që të parandalohet përhapja e toksinave edhe në pjesët e tjera të trupit.
-Praktikoni masazhe me vajra esenciale të zgjedhur.
-Bëni ushtrime. Ushtrimet trupore largojnë toksinat nga trupi./FolDrejt/