Hudhra është një nga antibiotikët më të mirë natyralë që i vjen në ndihmë njeriut.
Ajo është e pasur me antioksidantë të cilët e bëjnë atë të mirë kundër kancerit, diabetit dhe inflamacionit.
Hudhra e zezë nga ana tjetër përmban dyfishin e antioksidantëve.
Hudhra nxihet nëpërmjet një proçesi fermentimi, një teknikë që aplikohet prej mijëra vitesh.
Duke qenë se ajo përmban sheqerna dhe amino acide gjatë procesit të fermentimit, këto elemente prodhojnë melanoidinën, një substancë me ngjyrë të zezë që është përgjegjëse për nxirjen e hudhrës.
Zakonisht, fermentimi i hudhrës ndodh në një proçes të kontrolluar që shija dhe përmbajtja e saj të ruajnë vlerat.
Shija e hudhrës së zezë është më e ëmbël ndërsa përmbajtja e saj bëhet xhelatinoze.
Studimet thonë se konsumi i hudhrës së zezë krahas kryerjes së aktivitetit fizik mund të ndihmojë në pakësimin e depozitave dhjamore, pastrimin e mëlçisë dhe kundër mbipeshës.
Megjithatë, konsumi i hudhrës së zezë ofron tre përfitime kryesore shumë të rëndësishme.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Hudhra e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut, funksionet kardiake dhe shmang shumë sëmundje. Kjo aftësi i atribuohet faktit që hudhra e zezë përmban pesë herë më shumë polifenolë në krahasim me hudhrën e bardhë. Kjo e bën më efikase për të shmangur dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.
I bën mirë trurit
Prania e lartë e antioksidantëve tek hudhra e zezë e bën atë një aleate të shëndetit të trurit dhe kujtesës. Antioksidantët pakësojnë dëmin e shkaktuar prej radikaleve të lira dhe stresit oksidues e kësisoj e mbrojnë trurin nga rreziku i shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit. Për më tepër, substancat përbërëse të hudhrës së zezë e mbrojnë trurin nga degjenerimi i aftësive të të nxënit.
Mund të parandalojë tumoret
Hudhra e zezë pengon zhvillimin dhe rritjen e qelizave kancerogjene në zorrën e trashë. Ajo rekomandohet edhe si pjesë e trajtimeve kundër leukemisë./AW/