Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Mespërmes Korabit

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Fitim Dika

Prolog

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Dikur Franc Nopca dhe Edit Durham vizitonin me muaj të tërë malet e Shqipërisë Veriore, kurse në kujtimet e tyre tregojnë se Ismail Strazimiri ka qenë prej shqiptarëve që me përshkrimin dhe orët që merr udhëtimi, ka qenë më i sakti prej gjithë njohësve të gjeografisë (dibrane).

Të udhëtosh në Korab është një sfidë më vete, jo vetëm për lartësitë që disponon, por edhe për shumë bukuri të pazbuluara që ekspozon në çdo stinë. Përkundër faktit që është kthyer në ‘bozë’ ngjitja e Korabit të Madh (2764m) nga Radomira ose Strezimiri, edhepse në Maqedoni shtegu më natyral i ngjitjes do duhej të ishte nga Zhuzhnja, andaj, ne vendosëm një ngjitje më spektakulare të Korabit: aty ku bukuria shijohet njëherë dhe kap të gjitha pikat më impozante të saj.

Radomirë-Fusha e Korabit-Fusha e Panairit

Në një ditë të nxehte vere, disa ushtarë të UÇK-së, për nder të heroit Tahir Sinani, kishin vendosur që të ngjisin Fushën e Panairit, në vendin ku ata kishin qëndruar me muaj të tërë në atë zonë përgjatë vitit 2001.

Pasi gjerbëm kafen e mëngjesit në Maqellarë të Dibrës, sëbashku nisemi drejt Radomirës, ku një grup tjetër nga Kosova na prisnin për këtë ngjitje që ishte edhe përvjetor njëherësh.

Nga Radomira që ngjan me fshatrat përrallorë të Zvicrës, kemi ngjitjen e shkurtër, por jo edhe të lehtë drejt Fushës së Korabit. Të ngjall habi që mes maleve aq të thepisura të ndodhet një Fushë e tillë tepër e madhe, që falë thatësirës kishte marrë pamjen e një qilimi të pafundmë ngjyrë kafe. E famshmja këngë “Moj Fusha e Korabit”, ia shton vlerën kësaj fushës edhe në aspektin historik e kulturor. Sipas shumë historianëve kjo këngë me vargje vajtuese tregon luftrat që kanë ndodhur në këtë zonë, por disa të tjerë mundohen të thonë se përshkruan vuajtjen e vajzës së dashuruar për bariun që kalon me muaj të tërë në stane duke ruajtur delet.

“S’asht nji ditë a dy – e, oj, mjera un-o,

Janë gjashtë muej të zi – e, oj, mjera un-o!”

Nga Fusha e Korabit që të kujtonte edhe filmat Western me pak kasolle e stane dhe udhëtime të gjata, nisemi për të ngjitur edhe një kodrinë për të dalë drejt një fushe tjetër, por që kjo është e gjelbër në çdo kohë falë edhe burimeve të saj që përshkrojnë mespërmes – Fusha e Panairit. Kjo fushë që gjendet nën majën e Korabit, 2115m, është 800 metra e gjatë dhe deri në 230 metra e gjerë dhe ka formën e një amfiteatri të madh. Në këto treva dominon delja e racës rudë, të cilës i kushtohet edhe një këngë e bukur popullore.

Në Fushën e Panairit, që lumenjtë mes fushës zhduken në thellësitë e tokës, ish ushtarët e Tahit]r Sinanit vendosin një pllakë përkujtimore për komandantin e tyre.

Korabi i Madh 2764m

Nga Fusha e Panairit, përmes një shtegu të ngurtë nisemi drejt majes së Korabit, që tashmë ngadalë afrohemi drejt piramidave të famshme të komunizmit, që ndante si Muri i Berlinit Korabin në dysh: pjesën lindore-jugosllave dhe atë perëndimore-shqiptare. Pikërisht, kjo ka mundësuar që Korabi të mos jetë shumë i eksploruar në Lindje dhe Perëndim, por ka persona që njohin vetëm njërën faqë të saj.

Pasi tashmë barrierat mes shteteve ballkanike janë më të vogla, nuk përbën asnjë rrezik kalimi ndërkufitar malor. Duke kaluar pak në thellësi të territorit të Maqedonisë së Veriut, ngjitemi drejt Korabit të Madh që është edhe maja më e lartë e trojeve shqiptare, plot 2764m. Sipas disa barinjve atypranë, gjatë një kohë të kthejllët, për ata që bëjnë kamping në majë dhe shikojnë në mëngjes, shikimi nga maja kap deri edhe Durrësin e detin e Adriatik. Por kjo për mua mbetet akoma e paverifikuar, përkundër që barinjtë janë të bindur.

Ujëvarë Përroi i Thellë-Llakqët e Gjipqve-Liqeni i Gramës

Prej majës më të lartë fillojmë të zbresim drejt një fushe tjetër të pasur me ujë, që tashmë njihet me emrin “Te Kryqi” në Maqedoninë Veriore, pasi deri para pak kohësh aty ishte vendosur një kryq nga ushtarët. Për të apasionuarit me off road, deri aty mund të shkohet me fuoristradë, megjithate ne, tashmë me një grup tjetër, marrim majtas për të zbritur teposhtë, në një shteg të dëmtuar falë erozionit dhe që kishte vështirësi të shumta, veçanërisht për ata që kanë problem me lartësitë, për t’u afruar deri të Bjeshkët e Bashkueme ose Bjeshkët e Abezallarëve.

Këtu dukeshin edhe disa kazerma të dikurshme ushtarësh, por ne duhet të ecnim edhe disa qindra metra drejt lindjes për të parë ujëvarën më të lartë të Ballkanit, që mban emrin e toponimit shqiptar Përroi i Thellë.

Nga Përroi i Thellë kthejmë mbrapsht për të ngjitur Bjeshkët e Bashkueme, ku tash përsëri ndodhemi në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Sëbashku me Pajtim Vranicin dhe Arben Hatellarin vijojmë drejt kreshtës së Korabit, ku arrijmë në Liqenin Izgrevono, liqeni ku lind dielli dhe ku nga aty fillonte të dukej edhe Ujët Kalar, një lum në formë gjarpëri që zbukuronte fushën që ndante Majën e Madhe dhe Majën e Hullinit në njërën anë dhe Kabashin e Shkallën e Ribnicës në anën tjetër.

Prej aty përmes shtegut të paecur, por që natyra nuk e kishte prishur, vijuam drejt një Liqeni tjetër, poshtë së cilit ndodhej Llakqet e Gjipqve, ose Ciganski Premin siç e quajnë ndryshe.

Vërtet, për të kaluar më lehtë nga fshatrat e Rekës se Epërme, drejt Lumës, do ishte ose nga Llakqet e Gjipqeve ose nga Skërteci, ku banorët kanë shfrytëzuar këto rrugë për tregti ose për rastin më të keq: emigrim. Nga kreshtat e Llakqet e Gjipqve, filloi të duket Perla e Dibrës, Liqeni i Gramës, që tashmë ishte afër.

Zbritja është e lehtë dhe përmes fushave pranë Gramës arrihet lehtë në Liqenin e Zonjave, një liqe afër liqenit të Gramës dhe më i vogël se ai, ku shumë burime lartë mbushin këtë symalor që mendohet se dikur janë larë edhe motrat e Skëndërbeut. Prej aty përmes fuoristradës nisemi drejt Liqenit të Gramës, që është disa herë më i madh dhe që tashmë, uji i saj merret për konsum në Peshkopi.

Kur vizitohet liqeni i Gramës, nuk ka sesi të mos ndalesh në një nga stanet e shumta, për të shijuar produktet natyrale të qumështit, për të vijuar plot freski ditën e nesërme në qytetet urbane ku pret puna.

Epilog

Në librat e para një shekulli për fshatrat e Rekës së Epërme ose Lumës, përmendet edhe legjenda, se anija e Pejgamberit Nuh alejhis selam është ndalë në Malin Korab, që nga rusishtja do të thotë Anije. Si fillim ai ka parë malin plot me ngjyra të Sharrit, kurse më pas anija është përplasur dyherë në Kërçinin e Madh dhe Kërçinin e Vogël, duke bërë kërrk-kërrk, për t’u ankoruar së fundi në malin e Korabit.  

Pavarësisht gojëdhënave, ky shteg mbresëlënës është mirë të vizitohet nga çdo kush që ka përgatitje të mire psiqike dhe fizike, por natyrisht edhe guide të mirë, te ndonjë bariu që jeton gjatë verës në Korab dhe mbledh lule në lindje dhe perëndim të saj.

Ky shteg le të quhet shtegu Durham-Strazimiri.

Tags: Fitim Dika
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kujdes! Mos iu ekspozoni diellit në pikun e ditës, paralajmërohen temperatura shumë të larta

Lajmi tjetër

Në bashkëpunim me OSBE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur trajnimi për Mentorim dhe Mbikëqyrje për zyrtarët e Policisë së Kosovës

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM