Në betejën me TikTok, kompania Meta është e vendosur ta bëjë Facebook-un e saj “vendi më të mirë për të ndarë atë që zbulojnë përdoruesit” dhe për këtë arsye bën një lëvizje interesante, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Ka kaluar një kohë e gjatë që Messenger nuk është pjesë e aplikacionit celular Facebook, gati nëntë vite, por tashmë Meta është gati t’i sjellë sërish bashkë.
“Ne jemi duke testuar mundësinë që njerëzit të hyjnë në kutinë hyrëse të Messenger përmes aplikacionit Facebook dhe ky testim së shpejti do të zgjerohet. Në fund të fundit, ne duam që njerëzit ta kenë të lehtë të lidhen dhe të ndajnë përmbajtje, pavarësisht nëse është përmes Messenger aplikacion ose direkt përmes Facebook-ut”, tha kreu i Facebook, Tom Alison.
Kur Messenger u hoq nga aplikacioni Facebook në vitin 2014, Meta tha se “qëllimi është të zhvillohet Messenger si përvoja më e mirë e mesazheve celulare, por edhe të shmanget konfuzioni për shkak të përvojave të veçanta të mesazheve në Facebook”.
Nuk dihet ende nëse Meta synon të rivendosë mundësinë e shkëmbimit të mesazheve në versionin e shfletuesit celular të Facebook. Kompania filloi të “shtyjë” përdoruesit e versionit celular në internet drejt aplikacionit Messenger në vitin 2016.
Meta thotë se përmes aplikacionit Facebook do të mundësohet dërgimi i mesazheve për përdoruesit e Instagramit. Ata thonë gjithashtu se Facebook “nuk ka vdekur” dhe se ka më shumë se 2 miliardë përdorues. /FolDrejt/