Erling Haaland është kthyer një ndër sulmuesit më të mirë në botën e futbollit. Golat e shënuar me Manchester Cityn, në sezonin e parë në Premier League e kanë renditur atë në krye të sulmuesve më efektivë të këtij sezoni.
Sulmuesi norvegjez shënoi hat-trick gjatë fitores 6-3 të Cityt ndaj United në derbin e Mançesterit ditën e djeshme, duke e çuar numrin e golave në 17 në të gjitha garat këtë sezon.
I pyetur nga gazetarët pas ndeshjes se cili mes Haaland dhe Lionel Messit është më lart, Pep Guardiola vlerësoi kontributin e Haaland, por theksoi se ia ka nevojë për mbështetjen e gjithë skuadrës për të shënuar, ndërsa tha se Messi ishte një nivel mbi të duke pasur parasysh ‘aftësinë’ e tij për t’i bërë të gjitha vetë./FolDrejt/