Lionel Messit i është thënë se “ishte një gabim prishja e martesës me Barcelonën”, me Javier Tebas që shpreson se mund të bëhet një rikthim i argjentinasit në La Liga, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë i dha lamtumirën futbollit spanjoll në vitin 2021 kur u largua nga Camp Nou si lojtar i lirë, përpara se të lidhej me Paris Saint-Germain. Messi tani është në vitin e fundit të kontratës së tij në Francë dhe me një rikthim drejt Katalunisë që po spekulohet, Tebas beson se duhet të vendoset një ribashkim emocional mes legjendarit argjentinas dhe një prej klubeve më të mëdha të futbollit botëror.
Presidenti i La Ligës, Tebas tha në Web Summit në Lisbonë: “Nuk e di nëse Messi do të ketë një rikthim në Barça, kjo do të varet nga ai. Shpresojmë që ai të kthehet. Mbi të gjitha, do të ishte gjithashtu mirë për të për t’u rikthyer në futbollin spanjoll, veçanërisht në ekipin që e pa atë të rritej. Mendoj se ishte një gabim edhe për të, për mendimin tim, prishja e kësaj martese, ishte një aleancë afatgjatë shumë e dobishme për Messin dhe për vetë Barçën”.
Teksa thashethemet shpërthejnë kur bëhet fjalë për të ardhmen e Messit, e njëjta gjë vlen edhe për rivalin e tij të përjetshëm Cristiano Ronaldo – me sulmuesin portugez që po kalon një kohë të vështirë në Manchester United. Ai gjithashtu është lidhur me një rikthim në Spanjë, ku më parë luajti për Real Madridin, me Tebas që shtoi: “Epo, unë mendoj se Messi duhet të kthehet para Cristiano. Por ata u larguan dhe ne vazhdojmë të jemi në nivelin më të lartë, apo jo?”
Një tjetër tentativë për lavdi në Kupën e Botës po afrohet së shpejti për 35-vjeçarin ikonik, me një vendim për planet e tij në nivel klubesh – ku është diskutuar edhe një kalim në MLS – që do të vendoset pas përfundimit të botërorit. /FolDrejt/