Të dielën nga ora 16:00 është caktuar finalja e Botërorit, në të cilën takohen Franca dhe Argjentina.
Pas fitores ndaj Kroacisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, Lionel Messi mbajti dorën në pjesën e pasme të muskulit të kofshës së këmbës së majtë. U shfaqën pikëpyetje të shumta – a ka mundësi që finalja e Botërorit të zhvillohet pa Messin?
Megjithatë, Messi shumë shpejt u konfirmoi tifozëve se nuk ka arsye për t’u frikësuar.
” Unë jam gati. Shkojmë, Argjentina” , ka shkruar Messi në Instagram dhe postimi i tij ka mbledhur katër milionë reagime në vetëm një orë./FolDrejt/