Sipas El Nacional , si pjesë e kushteve të rinovimit të kontratës së tij, ylli i PSG-së, Lionel Messi i ka kërkuar klubit që të nënshkruajë me ish-bashkëlojtarin, mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Jordi Alba, njofton Goal.
Thuhet se Barcelona është gati të lërë Alba pas viteve të shërbimit të tij për klubin dhe të rindërtojë skuadrën e saj me lojtarë më të rinj. Raporti thotë se Alba do të jetë i hapur për ribashkimin me Messin dhe bashkimin me PSG./FolDrejt/