Sipas Telefoot, PSG dhe Lionel Messi po punojnë drejt një marrëveshjeje për ta mbajtur argjentinasin në Francë.
Raporte të shumta këtë javë sugjeruan se fituesi i Kupës së Botës 2022 mund të largohet nga PSG në verë pasi ai nuk po kërkon të zgjasë kontratën e tij me klubin.
Por, këshilltari sportiv i PSG-së, Luis Ocampos, ka thënë se klubi po merr të gjitha masat e nevojshme për ta lidhur argjentinasin me një kontratë.
“Për momentin jemi në diskutime me Messin për zgjatjen e tij. Do të doja ta mbaja në këtë projekt. Nuk mund ta fsheh”, tha Campos.
“Ne po flasim për momentin për ta arritur këtë qëllim dhe vazhdojmë ta kemi atë me ne”, shtoi këshilltari sportiv i PSG-së, transmeton Fol Drejt.