Lionel Mesi dhe Marko Verati pritet të jenë plotësisht gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. Mesi dhe Verati do t’i mungojnë Paris Saint Germain në ndeshjen ndaj Montpellierit, por pritet të jenë gati për në mesjavën e ardhshme.
Sipas “L’Equipe”, të dy futbollistët do të përfshihen në skuadër për ndeshjen ndaj skuadrës angleze, që zhvillohet më 28 shtator. Messi i mungoi Parisit në ndeshjen ndaj Metzit, teksa nuk do të luajë as sonte. Kurse, Verratti nuk ka luajtur për parisienët që nga 29 gushti. Raporton Balkanweb.com përcjell Foldrejt.com.