Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra katalanase, pasi shumë shpejt pritet të nënshkruajë kontratë të re.
“Mundo Deportivo” raportoi se Messi do të vazhdojë kontratën deri në vitin 2023. Në kontratën e re, Messi do të ketë kushtet të njëjta financiare, por do të vendos klauzolë që ia mundëson largimin edhe më herët nga “Camp Nou”, nëse dëshiron.
Është raportuar më herët se Messi mund ta braktisë Barcelonën, pas polemikave që ka pasur me drejtorin sportiv Erik Abidal. Këtë sezon me Barçën, ai ka shënuar 21 gola në La Liga dhe është shënuesi më i mirë.