Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, realizoi një goditje dënimi mahnitëse në kohën e ndalimit në debutimin e tij në Inter Miami për të arritur një fitore 2-1 kundër skuadrës meksikane Cruz Azul, transmeton Fol Drejt.
Messi, 36 vjeç, goditi në minutën e katërt të kohës shtesë teksa skuadra e tij nga Major League Soccer fitoi ndeshjen e Kupës së Ligës.
Turma prej 20,000 personash përfshinte njerëz të famshëm si basketbollisti LeBron James, legjenda e tenisit Serena Williams dhe ylli televiziv amerikan Kim Kardashian po e ndiqnin live.
“Ne donim të fillonim kështu duke u dhënë këtyre njerëzve një fitore”, tha Messi.
“Ne e dinim se ishte shumë e rëndësishme për ne që ta nisnim këtë kampionat në mënyrë fitimprurëse. Fatmirësisht ne arritëm ta bënim këtë në fund dhe jam shumë i lumtur”./FolDrejt/