Sipas Gerard Romeros, futbollisti i Argjentinës dhe PSG-së Lionel Messi është gati të ulë pagën e tij në mënyrë që të kthehet në ish-klubin e Barcelonës.
E ardhmja e Messit ka qenë e diskutueshme për disa kohë. Kjo pasi që PSG ka qenë e interesuar për rinovimin e kontratës së tij e cila skadon në qershor, dhe Barcelona është në kërkim të një mënyre për ta rikthyer atë duke respektuar kufizimet ekonomike të vendosura ndaj tyre për shkak të situatës së tyre financiare, transmeton Fol Drejt.