Lionel Messi vendosi të vazhdojë karrierën e tij në klubin amerikan Inter nga Miami. Argjentinasi e ka konfirmuar vendimin e tij në rrjetet sociale. Ai negocioi me klubin Saudit Al-Hilal, kishte edhe një opsion për t’u rikthyer në Barcelonë, por vendimi ishte që të kalonte në klubin amerikan.
Messi arrin te Interi pasi i skadoi kontrata me PSG-në . Në atë klub ai fitoi dy tituj kampion francez dhe një Superkupë. Duke folur për Mundo Deportivo, argjentinasi zbuloi se Parisi nuk do të mbahet mend me dashuri:
“Kisha dy vite ku isha aq i pakënaqur në nivel personal sa nuk e shijova”, ka thënë ai.
“E pata edhe atë muaj që përfundoi në mënyrë spektakolare për shkak të fitimit të Kupës së Botës, por përveç kësaj, ishte një periudhë e vështirë për mua. Dua të rizbuloj se çfarë është gëzimi, të shijoj me familjen time, të shijoj ditën”, ka thënë Messi, transmeton Fol Drejt