Ylli i Barcelonës, Lionel Messi pranon se karantina në Spanjë ishte ‘shumë e ashpër ’, por ka besim se ai është fizikisht në gjendje të mirë.
Futbolli në të gjithë vendin është pezulluar pafundësisht që nga mesi i marsit që nga pandemia e koronavirusit, por lojtarët u kthyen në seanca stërvitjesh të individualizuara një javë më parë pasi u kryen testime të gjera për virusin.
Ka pasur shqetësime se mund të jetë e pamundur për të përfunduar sezonin 2019/20 i cili ka edhe 11 jave për të përfunduar ne La Liga.
Sidoqoftë, autoritetet e ligës kanë vazhduar të këmbëngulin se ata kanë besim se ndeshjet mund të organizohen gjatë muajve të verës dhe ka shpresë se futbolli mund të kthehet nga mesi i qershorit.
“Fizikisht ndihem vërtet mirë, kam stërvitur në shtëpi gjatë këtyre muajve dhe mendoj se kjo më ndihmoi të rrija mirë”, shpjegoi Messi, siç citohet nga Marca.
“Mbyllja në shtëpi ishte shumë e vështirë por duke qenë me fëmijët dhe me Antonela (gruaja e Messit), atëherë përfundon të kesh momente që përpiqesh t’i shijosh të gjithë së bashku.
“Ky pushim mund të përfundojë duke na sjellë dobi, por ne do të shohim nëse do të mund të rifillojnë garat edhe pse ka shumë dyshime.
“Personalisht mezi pres rikthimin e futbollit, edhe pse e dimë se gjithçka do të jetë e çuditshme, pa tifozë në stadiume”.
Në skuadrën e Barcelonës nuk ka pasur raste pozitive me virus dhe ata u kthyen në seancat e tyre të individualizuara të stërvitjes të Premten e kaluar.//Foldrejt