Natën mes të mërkurës dhe të enjtes, lojtarët e Inter Miami barazuan 0:0 me skuadrën e Nashville, në shtëpi në Fort Lauderdale. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë – Lionel Messi – ishte sërish pjesë e skuadrës së drejtuar nga Gerardo Martino.
Argjentinasi fantastik nuk shënoi as gol apo asist për herë të parë që kur veshi fanellën rozë të skuadrës nga Florida 88 ditë më parë. Deri më tani, ai ka luajtur 10 ndeshje për klubin e tij të ri në tre gara të ndryshme – US Open Cup, League Cup dhe MLS. Në total, ai shënoi 11 gola dhe tre asistime për një gol, përcjell Fol Drejt.
Ishte ndeshja e parë që kur Messi dhe Sergio Busquets iu bashkuan klubit, në të cilën Interi nuk fitoi. Deri në barazimin me Nashville, ata patën një seri prej nëntë triumfesh.
Messi luajti kundër Nashville për herë të dytë në MLS, skuadrës do t’i duhet të fitojë shumë pikë për t’u rikthyer në garë për vendin që të çon në playoff. Aktualisht janë në pozitën e parafundit, të 14-të të tabelës së Konferencës Lindore me 22 pikë, madje 10 më pak se Chicago Fire, skuadra që është në vendin që çon në play-off.
Ka interesim të madh për ndeshjet e Inter Miamit dhe këtë duel e kanë ndjekur mbi 20 mijë shikues. Ndeshja e radhës për Messin dhe miqtë e tij do të zhvillohet më 4 shtator dhe është një vizitë në Los Angeles, skuadër për të cilën ndër të tjera luan edhe Giorgio Chiellini./FolDrejt/