Lionel Messi lavdëroi shokun e skuadrës Enzo Fernandez pasi golat e tyre ndihmuan Argjentinën në një fitore vendimtare ndaj Meksikës të shtunën.
Messi theksoi rëndësinë e 21-vjeçarit për Argjentinën, pasi goli i tij qetësoi nervat.
“E njoh shumë mirë Enzon, këtu në kombëtare luajmë bashke, dhe kam luajtur kundër tij edhe në Champions League”, ka thënë Messi.
“Ai e meriton, sepse është një djalosh spektakolar dhe një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Jam shumë i lumtur për të dhe për ne, sepse goli që shënoi na dha qetësi në lojë. Nuk e prisnim të fillonim Kupa e Botës me humbje, kështu që ne donim ta kthenim situatën. Goli i mrekullueshëm i Enzo-s përfundoi lojën dhe tani ne mund ta përballojmë ndeshjen kundër Polonisë në një mënyrë tjetër.”
Rezultati e lë Argjentinën me tre pikë në tabelë pas një fillimi katastrofik të turneut me humbje kundër Arabisë Saudite./FolDrejt/
NE TRE FOTO: