Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në verë, nëse nuk pranon një ulje të konsiderueshme të pagës, sipas L’Equipe, përcjell Fol Drejt.
35-vjeçari ishte i prirur drejt një vazhdimi të kontratës pas Kupës së Botës, por situata ka ndryshuar javët e fundit. Messi tani është shumë afër largimit nga PSG, i cili do ta mbajë në bord vetëm nëse pranon një ulje të ndjeshme të pagës aktuale. /FolDrejt/