Ditëve të fundit është folur për një transferim të mundshëm të Messit në njërën nga skuadrat e Arabisë Saudite, por kjo është mohuar pikërisht nga Arabia Saudite.
Duke folur për Marca, presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite mohoi pretendimet se dy klube nga Arabia Saudite i ofruan Messit një kontratë më të madhe se Cristiano Ronaldo, transmeton Fol Drejt.