Lionel Messi thuhet se do të fitojë dyfishin e pagës së Cristiano Ronaldos nëse ai pranon një ofertë për kontratë nga Arabia Saudite.
Futbollisti portugez Ronaldo kryesoi së fundmi listën e sportistëve më të paguar të Forbes pas marrëveshjes së tij me Al-Nassr, të cilën ai e nënshkroi në fund të dhjetorit. Por gazeta franceze L’Equipe ka zbuluar se nga Arabia Saudite janë të gatshëm të dyfishojnë këtë shumë për të ribashkuar Messin me rivalin e tij të madh. Raporti thotë se Al-Hilal, i ka bërë një ofertë me vlerë 500 milionë euro (434 milionë £/548 milionë dollarë) në sezon Messit, i cili ka një marrëveshje dyvjeçare në tavolinë.
Informacioni më i fundit përcakton interesin e madh nga Arabia Saudite, i cili është zhvilluar në mënyrë eksponenciale javët e fundit. Kontrata e Messit me Parisin përfundon në këtë verë, ndërsa Barcelona ishte shfaqur si kryesuesi i hershëm për nënshkrimin e tij. Por duke pasur parasysh çështjet e tyre financiare dhe pasurinë e madhe të sauditëve, një lëvizje në shtetin e Gjirit ka shans të madh të ndodh, dhe raportet të martën madje sugjeruan se ishte një “marrëveshje e përfunduar”.
Megjithatë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga babai dhe agjenti i Messit, Jorge Në të vërtetë, pavarësisht shifrave të mëdha që ofrohen për futbollistin argjentinas, L’Equipe shkruan se një vendim do të merret vetëm nga Messi në fund të sezonit, transmeton Fol Drejt.