Sipas një raportimi nga Fichajes, legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, dëshiron të kthehet në klubin katalanas pasi kontrata e tij me PSG-në i skadon në fund të këtij sezoni.
Argjentinasi fitues i Kupës së Botës ka pasur oferta nga Arabia Saudite dhe Inter Miami, por ai preferon të qëndrojë në Evropë, me një rikthim në Camp Nou që duket gjithnjë e më i mundshëm./FolDrejt/