Sipas El Nacional, ylli i PSG-së, Lionel Messi, mund t’i bashkohet ish-trajnerit Pep Guardiola në Manchester City nëse ai nuk mund të fitojë Kupën e Botës së ardhshme në Katar.
Messi së fundmi ka folur për admirimin e tij për Guardiolën dhe sipas raportit, nëse legjenda argjentinase nuk arrin të fitojë edhe një herë çmimin e artë të futbollit, ai dëshiron të kthehet në tutelën e ish-shefit të tij për të sjellë më të mirën prej tij dhe për të mbajtur atë në top-formë për Kupën e Botës 2026, transmeton Fol Drejt.