Jerzy Dudek sulmon ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldoi dhe nuk kursen as Messin.
Polaku, i cili ndau përvojën e tij në Real Madrid, ka publikuar autobiografinë e tij dhe zbulohen disa fragmente.
“Messi është provokator, ashtu si trajneri i tij Guardiola. Ata janë gati të të bezdisin dhe të të nervozojnë në fushë. Sumë shpesh ia dolën mbanë. Kam para dhe dëgjuar Messin të thotë gjëra të vrazhda ndaj Pepe dhe Sergio Ramos, gjëra të cilat nuk mund të imagjinohen se thuhen nga një person që duket kaq i qetë dhe i këndshëm.
Raul ishte vërtet arrogant, por në përgjithësi ishte normale. Cristiano Ronaldo është shumë egoist dhe ka një dëshirë të madhe për të fituar. Jam i sigurt që do të dëshironte një ndeshje të fituar 1-0 me golin e tij, se një ndeshje të fituar 5-0 dhe ai pa shënuar”, është shprehur Dudek./FolDrejt/