Lionel Messi pak ditë më parë u bë kampion bote me Argjentinën, ndërsa tani ka vazhduar kontratën me PSG-në.
Siç raportojnë mediat botërore, PSG ka arritur një marrëveshje verbale me Lionel Messin për vazhdimin e kontratës.
Ende nuk ka një vendim për kohëzgjatjen e kontratës dhe shumën e pagës, por edhe për këtë do të merren vesh në mbledhjen e radhës. Presidenti i klubit Nasser Al Khelaifi dhe operativi i parë Luis Campos janë duke punuar për të.
Kontrata aktuale e Messit me parisienët është deri në fund të sezonit 2022/23.
Ditët e kaluara mediat përmendën disa mundësi për të ardhmen e Messit , përveç qëndrimit në Paris, një opsion ishte rikthimi te Barcelona, tjetri kalimi në ligën MLS te Interi i Beckham-it . Megjithatë, Leo Messi asnjëherë nuk e pranoi propozimin nga Miami dhe as nuk negocioi me Barcelonën. Të dy klubet ishin të interesuara, por nuk pati negociata…/FolDrejt/