Është zbuluar se klubi i tij ka shitur mbi një milionë fanella për herë të parë gjatë sezonit të kaluar.
Fanella e argjentinasit përbënte mbi 60 për qind të shitjeve, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
Ky rekord është për herë të parë në botën e sportit, pasi që më herët nuk është arritur kjo shifër asnjëherë.
Kjo do të thotë gjithashtu se shitjet e fanellave të tij kanë tejkaluar ato të Cristiano Ronaldos, i cili u kthye në Manchester United për një periudhë të dytë gjatë verës së kaluar.
Në mënyrë të pabesueshme, Ronaldo me fanella i kishte mundësuar Unitedit të fitonte 187 milionë funte gjatë shtatorit të vitit të kaluar, por që Messi më pas në mënyrë të jashtëzakonshme e ka kaluar.
United gjithashtu nuk është më klubi që shet më shumë fanella, me PSG-në në krye.
Disa orë pas konfirmimit se Messi do t’i bashkohej PSG-së nga Barcelona, pothuajse 1 milion euro u gjeneruan vetëm nga shitja e fanellave./klankosova.tv/