Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka thyer një rekord tejet interesant në Kupën e Botës pasi ai ishte lojtari më i ri, vetëm 18 vjeç 357 ditë në ndeshjen kundër Serbisë në 2006, i cili arriti që të shënoi gol dhe të asistojë brenda një ndeshjeje, si dhe tash lojtari më i vjetër, 35 vjeç e 155 ditë në ndeshjen kundër Meksikës, që përsëri ka shënuar dhe asistuar në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës që nga fillimi i turneut të vitit 1966.
Pasi golat e Messit dhe Fernandez siguruan tre pikët në një ndeshje që duhet fituar kundër Meksikës, Argjentinës do t’i duhet të mundë Poloninë në ditën e tretë të ndeshjes për të siguruar kualifikimin në 16-shen e fundit, transmeton Fol Drejt.