Drejtuesit e Barcelonës dhe La Ligës zhvilluan një takim në një restorant të Madridit me synimin për të vlerësuar mundësinë e rikthimit të Lionel Messit në kampionatin spanjoll dhe klubin katalanas.
Barcelona dëshiron rikthimin e Messit, por është në një situatë të vështirë financiare dhe takimi është zhvilluar për të zbuluar nëse është reale dhe madje e mundur kthimi i tij në Spanjë.
Në gusht, bëhen dy vjet që kur ish-futbollisti i Barcelonës u largua nga klubi dhe nënshkroi për Parisin. Kontrata e tij me PSG-në është deri në fund të sezonit dhe thashethemet për rikthimin e tij në Camp Nou po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe madje të konfirmuara jozyrtarisht. Por nuk është lehtësisht e realizueshme sepse Barcelona ka probleme financiare.
Një drekë informale apo një marrëveshje?
Barcelona u përfaqësua në takim nga drejtori sportiv Mateu Alemany dhe Ferran Olive, njeriu përgjegjës për financat e klubit. Javier Gomez, menaxheri i përgjithshëm i La Liga-s dhe Oscar Mayo, drejtori ekzekutiv i saj, ishin në anën tjetër të tavolinës. Mayo u largua nga takimi i parë, i ndjekur nga Gomez dhe Alemany dhe Olive qëndruan në restorant edhe për dy orë të tjera duke llogaritur se çfarë duhej për kthimin e Messit.
Edhe pse Alemany më vonë e cilësoi si një “drekë joformale”, gazetarët spanjollë theksojnë se kjo shënon rikthimin e Messit në Barcelonë. Klubi kishte nevojë për miratimin e La Ligës dhe duket se e mori atë, thekson raporti, transmeton Fol Drejt.