Lionel Messi vazhdon të vendos rekorde në historinë e futbollit. Sezoni 2022/2023 në Ligën e Kampionëve është i 19-ti më radhë për Messin. Në takimin kundër Maccabi Haifa me golin e shënuar në minutën e 37-të me fanellën e PSG-së, Messi është bërë futbollisti i vetëm në historinë e kësaj gare që shënon në 18-të sezone rresht në Ligën e Kampionëve.
Me golin e tij të parë për këtë sezonë, ish-futbollisti i Barcelonës tashmë ka realizuar kundër 39 klubeve të ndryshme europiane. Aktualisht Lionel Messi ka regjistruar 126 gola në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.
PSG arriti të fitoj me rezultat 3-1 si mysafir kundër Maccabi Haifi në kuadër të grupit H. Golin e dytë për parisienët e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 69-të pas asistimit nga Lionel Messi, ndërsa për rezultatin 3-1 realizoi braziliani Neymar në minutën e 88-të të takimit. Të vetmin gol për vendasit e shënoj Chery në minutën e 24-të. Pas kësaj fitore, PSG mbanë vendin e parë në grup me gjashtë pikë./G.O/FolDrejt/